Përkundër tensioneve, Kuvendi vazhdon seancën
Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet përkundër tensioneve dhe tentimit të bllokimit nga partitë opozitare, PDK dhe AAK. Kryeparlamentari i ka hedhur në votim disa amandamente, për të cilat, kanë votuar vetëm partitë e pozitës. Ndryshe, partitë e opozitës po kërkojnë që të ndalet seanca e Kuvendit, kurse pushteti po insisiton që ajo të vazhdojë. […]
Kuvendi i Kosovës ka vazhduar punimet përkundër tensioneve dhe tentimit të bllokimit nga partitë opozitare, PDK dhe AAK.
Kryeparlamentari i ka hedhur në votim disa amandamente, për të cilat, kanë votuar vetëm partitë e pozitës.
Ndryshe, partitë e opozitës po kërkojnë që të ndalet seanca e Kuvendit, kurse pushteti po insisiton që ajo të vazhdojë.
Gjatë ditës, situata ka eskaluar deri në konfrontime fizike në mes të opozitës dhe pushtetit. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e kishte hequr nga foltorja e Kuvendit, një pankartë të vendosur nga opozita. Pas kësaj, deputeti Mërgim Lushtaku shkon dhe e gjuan me ujë kryeministrin Albin Kurti dhe Bislimin.
Bislimi, pastaj e gjuan me shishe Lushtakun, ku edhe eskalon edhe më tej situata. Lushtaku dhe deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa, e kanë grushtuar Hekuran Muratin dhe po ashtu Bislimin e kanë goditur me shuplakë.
Ndaj dhunës në Kuvend, ka reaguar edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, duke e dënuar atë.















