Përleshja në Veternik, identifikohet një i dyshuar i cili është në kërkim policor

Sipas raportit të policisë, lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona dhe është identifikuar një i dyshuar që është në kërkim policor

Policia e Kosovës

Gjatë ditës së djeshme në orët e para të mëngjesit në lagjen “Veternik” të Prishtinës, ka ndodhur një rrahje mes disa personave që ka përfunduar me gjuajtje me armë zjarri.

Tre persona kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit, të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas raportit të policisë, lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona dhe është identifikuar një i dyshuar që është në kërkim policor.

“Rr. Prishtinë-Ferizaj 12.08.2024 – 06:04. Gjatë një rrahje ku ishin të përfshirë disa persona, ishin përdorë edhe armë zjarri. Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe një mashkull kosovar. Në vendngjarje në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar 9 persona. Të lënduarit janë dërguar ne tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është identifikuar një i mashkull kosovar cili është në kërkim policor,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika