Përleshje e dhunshme në Ferizaj, arrestohen pesë persona – njëri i lënduar dërgohet në QKUK

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje fizike në Ferizaj, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej të lënduarve është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 00:15, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, në afërsi të dy lokaleve.

“Policia e Rajonit të Ferizajt është njoftuar për një përleshje fizike ndërmjet disa personave, e cila ka ndodhur në rrugën ‘12 Qershori’, në Ferizaj, në afërsi të dy lokaleve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitet reaguese, së bashku me hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe hetimore.

Si pasojë e përleshjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Hetimet kanë çuar fillimisht në arrestimin e tre personave në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në rast.

Gjatë intervistimit, njëri nga të dyshuarit ka pranuar se gjatë përleshjes kishte përdorur një kaçavidë, me të cilën dyshohet se ka goditur njërin prej personave të lënduar.

Policia ka sekuestruar një kaçavidë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit. Po ashtu, është siguruar edhe një incizim i ngjarjes, i cili do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore si dëshmi materiale.

Pesë personat e arrestuar janë:

  • D.A., 21 vjeç;
  • E.A., 22 vjeç;
  • A.N., 39 vjeç;
  • O.A., 18 vjeç;
  • A.A., 22 vjeç.

Personi i lënduar, SH.A., 33 vjeç, i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor në QKUK, pritet të intervistohet nga hetuesit policorë pas stabilizimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rast për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, hetuesit policorë po vazhdojnë hetimet me qëllim të identifikimit dhe përfshirjes së personave të tjerë të mundshëm që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika