Përleshje e të shtëna me armë në Komoran

Një përleshje fizike ka ndodhur këtë të diel në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran, ku pati edhe të shtëna me armë teksa nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar.

Dy persona janë arrestuar nga policia teksa bazuar në të dhënat e deritanishme ky incident nuk lidhet me procesin zgjedhor, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ka pas të shtëna me armë dhe  raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës).  Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast. Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili tha se në rast ishin të përfshirë tre persona dhe mosmarrëveshja kishte nisur tre javë më parë dhe se nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me procesin zgjedhor që po mbahet në vend.

“Incidenti ka ndodhur mes tre personave dhe ka të bëjë me një mosmarrëveshje që kishte filluara para 3 javëve – por incidenti në fjalë nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me procesin zgjedhor por me tre persona me precedent penal. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ky incident në asnjë mënyrë nuk e cenon procesin zgjedhor”, tha Kryeprokurori.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika