Përleshje fizike mes dy deputetëve në Kuvendin e Sarajevës
Një përleshje fizike mes dy deputetëve ka ndodhur këtë të enjte në Kuvendin e Kantonit të Sarajevës. Haris Zahiragiq i SDA-së është përplasur fizikisht me Elvis Vreton e NiP-it. Zahiragiqi u përpoq të shkonte drejt kryetarit të Kuvendit, Elvedin Okeriq (NiP), duke kërcënuar me tone të larta. Më pas, Vreto i është afruar për ta […]
Një përleshje fizike mes dy deputetëve ka ndodhur këtë të enjte në Kuvendin e Kantonit të Sarajevës.
Haris Zahiragiq i SDA-së është përplasur fizikisht me Elvis Vreton e NiP-it.
Zahiragiqi u përpoq të shkonte drejt kryetarit të Kuvendit, Elvedin Okeriq (NiP), duke kërcënuar me tone të larta.
Më pas, Vreto i është afruar për ta qetësuar, por Zahiragiqi e ka larguar në mënyrë shumë agresive.
Ndërsa, Vreto iu kundërpërgjigj duke e kapur për fyti.
Më pas, përfaqësues të tjerë u përpoqën ta qetësonin situatën.
Seanca më pas është ndërprerë.
Incident na sjednici Skupštine KS. Umalo fizički obačun zastupnika SDA @HarisZahiragic i zastupnika NiP-a Elvisa Vrete pic.twitter.com/MytAeyBPjh
— Istraga.ba (@IstragaB) March 14, 2024















