Përleshje fizike në Gjilan, policia arreston katër persona

Katër persona janë arrestuar të mërkurën e 15 nëntorit, pasi janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Katër persona janë arrestuar, pasi janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh këtë rast e ka cilësuar si “vrasje në tentativë, lëndim i lehtë trupor dhe sulm”.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika