Përleshje me armë zjarri mes dy familjeve në Hajvali, plagosen disa persona

Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar, pas një përleshjeje me armë zjarri që erdhi si pasojë e një përleshjeje në mes të dy familjeve në lagjen “Hajvalia” të komunës së Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja dhe një fishek i pashkrepur. Ndërkaq personi i cili dyshohet se e ka kryer plagosjen është lokalizuar nga policia, dhe i njëjti është dërguar për intervenim kirurgjik në spital, pasi ka marrë edhe ai lëndime.

I dyshuari tjetër pas inervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari i tretë është dërguar në mbajtje.

Rasti po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.

“Është raportuar për një përleshje në mes të dy familjeve, njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pashkrepur. Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital, pasi ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë. Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar. I dyshuari tjetër mashkull kosovar, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri, është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari i tretë mashkull kosovar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si tentim vrasje.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika