Tre persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjakovës për shkak të lëndimeve që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë apo thikë.

Ata janë jashtë rrezikut për jetë, derisa bëhet e ditur se janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar.

“Sot rreth orës 03:35 tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë), pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një restorant në fshatin Xerxë. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit, të dyshuarit janë ndalur në mbajtje, si dhe është iniciuar rast [Lëndim i rëndë trupor]”, ka thënë Sheremet Elezaj për Portalin Dukagjini.