Përleshje me thikë në Pejë, katër të arrestuar
Një përleshje fizike ndodhi të mërkurën mbrëma në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ku u përfshinë katër persona. Sipas Policisë, rasti u raportua rreth orës 23:00, dhe forcat e rendit ndërhynë menjëherë në vendin e incidentit. Hetimet tregojnë se konflikti nisi kur tre persona sulmuan një të dyshuar të katërt dhe një viktimë. Në […]
Një përleshje fizike ndodhi të mërkurën mbrëma në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ku u përfshinë katër persona.
Sipas Policisë, rasti u raportua rreth orës 23:00, dhe forcat e rendit ndërhynë menjëherë në vendin e incidentit.
Hetimet tregojnë se konflikti nisi kur tre persona sulmuan një të dyshuar të katërt dhe një viktimë.
Në përpjekje për t’u mbrojtur, i dyshuari i katërt përdori një thikë, duke therur dy nga sulmuesit dhe duke u shkaktuar lëndime trupore.
Policia i gjeti të përfshirët në vendngjarje dhe i dërgoi për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Pas intervistimit, tre nga të dyshuarit u ndaluan për 48 orë, ndërsa njëri u lirua në procedurë të rregullt.















