Përleshje me thikë në Podujevë – tre të plagosur, një i arrestuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në Podujevë ka ndodhur një përleshje fizike, ku si pasojë janë therur me thikë tre persona. Të plagosurit janë shtetas të Kosovës, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Policia ka konfiskuar mjetin […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në Podujevë ka ndodhur një përleshje fizike, ku si pasojë janë therur me thikë tre persona.
Të plagosurit janë shtetas të Kosovës, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia ka konfiskuar mjetin e mprehtë që u përdor në përleshje – një thikë – dhe ka arrestuar një nga të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.















