Përleshje mes disa personave në Gjakovë, tre të arrestuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së dielës disa persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete. Si pasojë, pesë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, tre të dyshuar janë arrestuar me vendim të prokurorit. Ndërsa, në person është liruar. “Gjakovë 15.12.2024-20:20. Raportohet se […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së dielës disa persona pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete.
Si pasojë, pesë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin, tre të dyshuar janë arrestuar me vendim të prokurorit.
Ndërsa, në person është liruar.
“Gjakovë 15.12.2024-20:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht disa persona, ku si pasojë pesë prej tyre (të dyshuar meshkuj) kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.















