Përleshje mes disa personave në Skenderaj, arrestohet një i dyshuar e sekuestrohet një armë
Sot, rreth orës 09:00, Policia në Skenderaj është njoftuar për një përleshje mes disa personash në fshatin Polac. Në vendngjarje, sipas informacioneve të para, një person është plagosur. Hetimet tregojnë se ai është vetëplagosur aksidentalisht pasi qëlloi me armë drejt tokës, por plumbi është rikoshetuar dhe e ka goditur në këmbë. Personi i plagosur është […]
Sot, rreth orës 09:00, Policia në Skenderaj është njoftuar për një përleshje mes disa personash në fshatin Polac.
Në vendngjarje, sipas informacioneve të para, një person është plagosur.
Hetimet tregojnë se ai është vetëplagosur aksidentalisht pasi qëlloi me armë drejt tokës, por plumbi është rikoshetuar dhe e ka goditur në këmbë.
Personi i plagosur është dërguar menjëherë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku po trajtohet dhe nuk është në rrezik për jetë.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri dhe dy gëzhoja.

Sipas njoftimit, pas tretmanit mjekësor, personi është intervistuar pasi që kishte qenë edhe i dyshuari në këtë rast.
“Një armë e llojit pistoletë dhe një karikator me gjashtë (6) fishekë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes, të cilat i përkisnin personit të dyshuar. Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy (2) gëzhoja dhe një(1) predhë. Njësitë kompetente kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, kanë intervistuar dëshmitarët dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin”.
Prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit I.L., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, të iniciohet rasti për veprat penale: ,,Armëmbajtje pa leje” dhe ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, e po ashtu me vendim të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.















