Përleshje mes dy familjeve në Malishevë, arrestohen dhjetë burra e një grua

Një përleshje ndërmjet dy familjeve në Malishevë përfundoi me arrestimin e dhjetë burrave dhe një gruaje dhe konfiskimin e një arme me 14 fishekë

Foto ilustruese

Një përleshje ka ndodhur të enjten mes dy familjeve në Malishevë, ku janë arrestuar dhjetë burra dhe një grua.

Incidenti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet palëve.

Policia kishte arritur në vendngjarje dhe ka konfiskuar një revole të llojit Sar, e cila kishte 14 fishekë.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit, shtatë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme, ndërsa tre të tjerët janë lënë të lirë për momentin, por do të merren në pyetje.

“Malishevë, 08.08.2024-12:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes veti dy familje. Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë (10) meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Sar me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit shtatë (7) të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika