Përleshje mes katër personave në Prizren, lëndohet me thikë një polic

Foto ilustruese

Një përleshje mes katër personave ka ndodhur të premten në rrugën “Brigada 125” në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendngjarje ka qenë edhe një zyrtar policor – hetues, i cili ka ndërhyrë për ta vënë situatën nën kontroll.

Gjatë përleshjes, njëri nga të dyshuarit dyshohet se kishte në posedim një armë zjarri, ndërsa një tjetër një thikë.

Gjatë ndërhyrjes, zyrtari policor është lënduar nga thika, por ka arritur ta neutralizojë situatën.

Në vendngjarje janë sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë.

Me ardhjen e njësive policore në vendin e ngjarjes, të katër personat e dyshuar janë arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se, pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika