Përleshje mes Plisave dhe Torcidave, ndalohet ndeshja në pjesën e parë

Ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës është ndërprerë pasi tifozët e të dy skuadrave kanë filluar të përleshen mes vete

Pamje nga përleshjet mes Torcides dhe Trepçës





Gjatë kësaj të diele është zhvilluar ndeshja e finales së Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Trepçës.

Në këtë ndeshje Prishtina ka shkuar në epërsi solide prej 28-23.

Gjatë pjesës së parë shumë pak pikë janë realizuar për shkak të mbrojtjeve fantastike nga dy skuadrat.

Basketbollisti i Trepçës, Kendrick Brown ishte lojtari më i mirë në parket me 8 pikë të shënuara deri më tani.

Pas përfundimit të pjesës së parë, një përleshje e madhe ka ndodhur mes tifozëve të Prishtinës dhe atyre të Trepçës.

Torcidat dhe Plisat janë përleshur pas përfundimit të pjesës së parë dhe tashmë nuk dihet se a do të zbrazet salla në fillimin e pjesës së dytë.

Pas fillimit të përleshjeve Policia e Kosovës ka filluar intervenimet.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika