Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pasditën e së hënës në Podujevë, ku një burrë ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit janë sekuestruar dy thika.
Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.