Përleshje në Podujevë – një i plagosur dhe një tjetër i goditur me sëpatë
Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë rrahur mes vete dhe kanë mbetur të lënduar. Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga rasti që ka ndodhur një ditë më parë në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, njëri prej tyre është lënduar nga sëpata, ndërsa tjetri është plagosur me armë. Gjersa të […]
Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë rrahur mes vete dhe kanë mbetur të lënduar.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, nga rasti që ka ndodhur një ditë më parë në Dumnicë të Poshtme të Podujevës, njëri prej tyre është lënduar nga sëpata, ndërsa tjetri është plagosur me armë.
Gjersa të lënduarit po marrin trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i dyshuari që ka shtënë me armë është larguar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit për motive të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti, dhe dyshohet se gjatë përleshjes ka pasë edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime nga një mjet i fortë-sëpatë, ndërsa i dyshuari tjetër është plagosur me armë zjarri. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është arratisur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar: dy vetura-njëra e dëmtuar, një sëpatë, dy sprej një shkop metali dhe tre zinxhirë dore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentative”, “armëmbajtje pa leje” dhe “pjesëmarrje në rrahje” ndërsa motivi për aktin, ende nuk dihet.















