Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pas një përleshjeje fizike mes tyre, që ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Sipas Policisë, gjatë ndërhyrjes për të qetësuar situatën, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë – një thikë.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë intervenimit të zyrtarëve policorë, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar/zyrtarin policor, i  cili ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë), ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.