Përleshje në Prishtinë, lëndohen tre persona

Gjatë kësaj të marteje ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën ”Ibrahim Lutfiu" në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona

Ilustrim

Gjatë kësaj të marte, rreth orës 20:00, ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën ”Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit.

“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht, hetuesit policorё në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika