Përmbaruesit të pakënaqur me vendimin për ulje deri në 40% të tarifave

Udhëzimi Administrativ, është  pritur më shqetësimi nga Oda Përmbaruesve, ata kanë thënë se është ndërhyë në pavarësinë profesionale për interea dhe qëllime politike

Oda e Përmbaruesve Privat të Kosovës

Oda Përmbaruesve të Kosovës, ka thënë se, do të ballafaqohet në gjykatë më Ministrinë e Drejtësisë, për Udhëzimin Administrativ i cili ulë tarifat e përmbaruesve deri në 40%.

Oda, ka thënë se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet e nevojshme derisa të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ, siç është publikuar dje nga Ministria e Drejtësisë, ashtu që të rikthehet pavarësia e profesionit, ”të ri-sigurohet integriteti i përmbaruesit, dhe të shmangen keqkuptimet ose keqpërdorimet e profesionit për fushata politike”.

“Oda e Përmbaruesve nuk i pranon shantazhet politike, ndërhyrjet në pavarësinë e sistemit gjyqësor, dhe shfrytëzimin e përmbarimit për interesa politike të Ministrisë së Drejtësisë ose ndonjë klani të caktuar”, ka shkruar në Facebook.

Gjykata Themelore Prishtinë

Më tej në reagim thuhet se Oda është shumë e shqetësuar për zhvillimet e djeshme lidhur me profesionin e përmbarimit.

Ky reagimi erdhi si pasoje e nënshkrimit të Udhëzimit Administrativ nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku sipas tij tarifat e përmbaruesve zbriten deri në 40 për qind.

Përmbaruesit privat me tarifa 40% më të ulëta

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika