Përmbytje në Australi, fillon evakuimi i banorëve në New South Wales

Niveli i ujit nga reshjet e pandërprera të shiut kanë arritur në 1.5 metra në Australi

Parkingu është përmbytur nga ujërat e përmbytjeve në Lansvale në jugperëndim të Sidneit të dielën. SES i NSW mori më shumë se 1000 thirrje për ndihmë gjatë natës dhe kreu të paktën 26 shpëtime ndërsa shiu dhe era e dendur vazhduan të godasin perëndimin e Sidneit.

Banorët e New South Wales në Australi janë paralajmëruar nga agjensitë australiane që të evakuojnë pjesë të caktuara të rajonit ngase është paralajmëruar që reshjet nuk do të ndalen deri të hënën.

Tashmë, niveli i ujit nga reshjet e pandërprera të shiut kanë arritur në 1.5 metra në disa rajone. Lajmi ka paralajmëruar se niveli i ujit në këtë rajon mund të rritet aq sa kishte arritur në mars, ku pjesë të mëdha të qyteteve australiane u përmbysën.

Meteorologu Jonathan Haw ka thënë për “ABC News” se në fshatin Menangl rreth 70 kilometra në jugperëndim të Sydney, niveli i ujit në lumenj ka arritur në 16.5 metra, që është pak centimetra nën rekordin prej 16.8 metra që ishte arritur në prill të këtij viti.

Pamjet e mediave të atjeshme shfaqin rrugët e mbuluara nga uji, ku qytetarë të shumtë kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpi.

Ministri i Shërbimeve të Urgjencës, Steph Cooke, ka paralajmëruar se komunitetet e prekura midis Newcastle dhe Batemans Bay duhet të përgatiten për t’u evakuuar “me një njoftim të shkurtër”.

“Ju lutemi mos u kapni në pavetëdije… kjo është një situatë emergjente kërcënuese për jetën”, ka thënë ai.

Në 24 orët e fundit, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të NSW-së u është përgjigjur më shumë se 1,400 kërkesave për ndihmë dhe ka kryer 29 shpëtime nga përmbytjet pasi shiu i rrëmbyeshëm vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të shtetit.

Lumi Hawkesbury-Nepean arriti nivele të përmbytjeve të mëdha në orën 22:15 të së shtunës në mbrëmje, më herët se sa pritej, ndërsa diga” Warragamba” u derdh shumë përpara parashikimeve në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika