Orët e vona të mbrëmjes të së shtunës qytetin e Pejës e kthyen në tragjedi. Për rreth dy orë sa kishte rënë shi në rajonin e Dukagjinit, Peja ishte përmbytur.

Depërtimi i këtij uji, solli fatkeqësi për familjen Ademaj. Nga presioni i madh u ujit që kishte kapluar gjithë shtëpinë e cila u shemb, të vdekur kanë mbetur pesë vjeçare Dion Ademaj  dhe nëna e tij Mirsada.

“Ndodhi si papritur të reshurat e shiut të madhja edhe i morri dy jetë njerëzish ishin shtëpi duke qëndruar shiu i madhe është ky uji që don me thanë Çokolica që çdo herë kemi probleme dhe kur ka shira të madhja gjithmonë del jashtë kontrollit”, ka thënë kryetarja e Bashkësisë Lokale 2 Korriku në Pejë Valbona Avdijaj.

Thuajse gjithçka që shihte syri ishte shkatërruar. Shtëpi të dëmtuara, e njerëz që po luftonin për të shpëtuar jetë njerëzit janë pamjet që shoqëruan orët e mesnatës këtë qytet.

“Ka shkaktuar dëme ka prish dyerë, shtëpia themele vetura dëmet janë të tmerrshme”, ka treguar një lagjes Asllan Qshmeja në Pejë.

“Si pasojë e  vërshimeve uji ka dal pasi nuk ka mundur kanali me mbajte. Lart  është mbledh uji dhe janë ngushtua urat pastaj ka dal jashtë kanalit”, ka rrëfyer një tjerë qytetarë i lagjes 2 korriku në Pejë.

E familjet e shumta janë të shqetësuara për familjarët e tyre që ndodhen brenda shtëpive tashmë të përmbytura nga uji.

“Fëmijët i kanë në katin e dytë, mbi një metër ka shkuar niveli i ujit jemi shumë të shqetësuam”, ka rrëfyer një qytetarë në rrugën Mbreti Bardhyl.

Të dërmuar nga situata por edhe të pashpresë kur para syve panë shkatërrimin e gjithë pronave që kishin ndërtuar prej vitesh banorët e lagjes “Asllan Qeshme” kanë vetëm një shpresë.

“Kjo ka ndodh shumë shpejt ka 8 e 30 ka fillua shi dhe prej larti ka ardhur si një oqean dhe i ka përmbys të tërat, shpresat i kemi vetëm të Allahu”, ka deklaruar një qytetarë tjetër i lagjes 2 korriku.

Ne vend të ngjarjes kanë dale edhe zyrtarët komunat të cilat kanë treguar për Dukagjinin se cilat lagje janë të prekura më shumë nga reshjet e shiut

Ndërsa Faik Zekaj- zëdhënës i Komunës së Pejës, ka thënë se “lagja Asllan Qeshme është me e goditura, kemi lagjet të tjera që janë goditur 7 shtatorin poshtë, kristalin”.

Drejtë Pejës për të intervenuar menjëherë janë nisur edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, respektivisht njësia e kërkim-shpëtimit.