Një sasi e madhe uji ka përmbytur punishten e urës së re pranë kompleksit “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në vendpunishte.
Në videot që po qarkullojnëh në rrjete sociale shihet se si uji ka pushtuar të gjithë zonën ndërtimore, ndërsabdisa makineri janë zhytur pothuajse tërësisht.
Ndërtuesi i urës, Jahir Nimani, ka reaguar duke e quajtur ngjarjen një akt të qëllimshëm.
“Ky është krim që është bë me qëllim të caktum nga dora e njeriut,” ka deklaruar ai, duke shtuar se përmbytja nuk mund të jetë rezultat i natyrës, por e një ndërhyrjeje të qëllimshme.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar, ndërsa dëmet në kantierin e ndërtimit po vlerësohen.