Përmbytje te “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë, ndërtuesi dyshon për sabotim të qëllimshëm

Një sasi e madhe uji ka përmbytur punishten e urës së re pranë kompleksit “Tre Rrokaqiejt” në  Mitrovicë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në vendpunishte.
Në videot që po qarkullojnëh në rrjete sociale shihet se si uji ka pushtuar të gjithë zonën ndërtimore, ndërsabdisa makineri janë zhytur pothuajse tërësisht.
Ndërtuesi i urës, Jahir Nimani, ka reaguar duke e quajtur ngjarjen një akt të qëllimshëm.
“Ky është krim që është bë me qëllim të caktum nga dora e njeriut,” ka deklaruar ai, duke shtuar se përmbytja nuk mund të jetë rezultat i natyrës, por e një ndërhyrjeje të qëllimshme.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar, ndërsa dëmet në kantierin e ndërtimit po vlerësohen.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika