Përmbytjet në Slloveni e Austri, Kurti: Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj përmbytjeve të shkaktuara nga stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut në Austri dhe Slloveni

Përmbytjet në Slloveni e Austri, Kurti: Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor

Pas përmbytjeve në Austri dhe në Slloveni nga stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut ka reaguar kryeministri, Albin Kurti.

Kurti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ngjarje këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e veprimet të përbashkët për t’i luftuar kërcënimet.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërsa, dy të tretat e Sllovenisë është prekur nga përmbytjet e menjëhershme në ditët e fundit, me dëmet që rezultojnë ka gjasa të kalojnë gjysmë miliardë euro, ka thënë të shtunën kryeministri i vendit, Robert Golob.

Ai e ka quajtur përmbytjen “katastrofën më të keqe natyrore” në historinë e vendit .

Përmbytjet, të cilat filluan të enjten në mbrëmje, kanë rezultuar në rrëshqitje të dheut dhe të paktën tre vdekje që nga e premtja, sipas Associated Press. Shtëpitë janë rrënuar, ura dhe rrugë janë shkatërruar dhe furnizimi me ujë është ndërprerë në disa pjesë të vendit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika