Numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në Teksas ka arritur në 70, sipas autoriteteve lokale, me 59 prej tyre të raportuar në qarkun Kerr. Viktimat e tjera vijnë nga zona përreth.

Një tragjedi e rëndë ka goditur edhe kampin për vajza “Camp Mystic”, ku ndodheshin mbi 750 vajza në momentin kur uji përfshiu zonën. Nga 27 vajza që rezultonin të zhdukura në fillim, tani numri ka rënë në 11.

Një vajzë 8-vjeçare nga kampi është konfirmuar mes viktimave. Sipas mediave lokale, ajo quhej Renee Smajstrla.

Xhaxhai i saj ka thënë për televizionin KHOU 11 se Renee “do të jetojë gjithmonë në kujtesën tonë si një vajzë që po jetonte ëndrrën e saj” në kamp.

Një foto e saj, e postuar në rrjete sociale, ishte bërë më 3 korrik — vetëm një ditë para përmbytjeve vdekjeprurëse.

Presidenti Donald Trump ka shpallur përmbytjet në Teksas si një “katastrofë të madhe” sipas Aktit Stafford.

Në një letër drejtuar guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, Trump shkruan se ka autorizuar ndihmë federale për zonat e prekura, përfshirë ndihmën individuale dhe ndihmën publike.

Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) do të koordinojë përpjekjet e ndihmës dhe rikuperimit në terren./The Guardian