Përmes protestës serbët kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit
Partia Demokratike Serbe ka bërë të ditur se këtë të enjte do të organizojë protestë. Në njoftimin e kësaj partie thuhet se protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe përmes saj kërkohet lirimi i menjëhershëm i liderit të tyre, Aleksandar Arsenjieviq, i cili u arrestua të mërkurën nga Policia e Kosovës. Tutje, bëhet e […]
Partia Demokratike Serbe ka bërë të ditur se këtë të enjte do të organizojë protestë.
Në njoftimin e kësaj partie thuhet se protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe përmes saj kërkohet lirimi i menjëhershëm i liderit të tyre, Aleksandar Arsenjieviq, i cili u arrestua të mërkurën nga Policia e Kosovës.
Tutje, bëhet e ditur se kjo protestë do të zhvillohet te Stacioni Policor në veri të Mitrovicës, teksa në njoftim u tha se kjo protestë nuk ka karakter politik, por sipas tyre, qytetar.















