Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se nga sot pritet përmirësim i motit.

Sipas njoftimit të IHMK-së, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale parashihet të jenë mes 1 dhe 3 gradë Celsius, njofton Dukagjini.

Ndërkaq temperaturat maksimale parashihet të jenë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.