Përparësitë e Kosovës si shtet i asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Tejet të rëndësishme po e konsiderojnë këtë vendim për Kosovën, anëtarët e delegacionit, deputetët e Kuvendit, teksa shpjegojnë edhe përfitimet për shtetin krahasuar me anëtarin vëzhgues siç e kishte statusin deri tani. Por, sipas ekspertëve të sigurisë, ky proces nuk ka ndikim të drejtpërdrejt në procesin e anëtarësimit në NATO

Një hap afër anëtarësimit në NATO, kështu së paku po konsiderohet nga politikanët të jetë afruar Kosova, tash që e morri statusin si vend i asocuar i Asamblesë Parlamentare të Aleancës Veri-Atlantike.

Një sërë përparësish do të fitojë Kosova, për dallim prej asaj që ishte paraprakisht si vend vëzhgues.

Një nga anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamble, po e konsideron tepër të rëndësishëm këtë hap, teksa shpjegon dallimin dhe përfitimin tani për Kosovën.

“Po thuajse jemi bërë të barabartë, me status të barabartë me të gjitha vendet të cilat kanë këtë status. Bashkë me ne është pranu edhe Malta, është votu po thuajse përnjëherë me ne, ajo përpara ne mbrapa. Ne s’kemi të drejtë vetëm të drejtë vote në Asamblenë Parlamentare”, ka thënë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Xhavit Haliti – Deputet i PDK-së

Nga ana tjetër eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, situatë të favorshme e konsideron këtë sukses, veçse sipas tij kjo nuk ka impakt të drejtpërdrejt me anëtarësimin në NATO.

“Assesi nuk ka ndonjë impakt në proçesin teknik, procedural të anëtarësimit të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike. Pra, me këtë theks do duhej të vlejë fakti që tani më situata është më e favorshme në kontekstin e gjerë politik”, ka thënë për Dukagjinin eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Drizan Shala – Ekspert i sigurisë

Nga qershori i vitit 2014, Kosova përfaqësohej si delegacion vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika