Përparim Rama akuzon ministrin e Financave për bllokim të projekteve për Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Financave se po i bllokojnë punët e kryeqytetit. Rama thekson se janë bllokuar mbi 180 projekte të kryeqytetit nga Ministria e Financave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe atë të Financave se po i bllokojnë punët e kryeqytetit.

Në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, Rama ka thënë se ka tendenca nga këto dy dikastere për bllokim të punëve.

“Kemi vendime të cilat i kemi marrë në Asamble, të cilat në një anë janë thirrur të jashtëligjshme nga MAPL-ja, mirëpo faktikisht janë të ligjshme” – tha Rama.

Përparim Rama ka shtuar se Ministria e Financave ia ka bllokuar kryeqytetit mbi 180 projekte.

“Përkundër faktit që kemi parë një konsensus që këto fonde do të barten nga MF-ja, kjo ende nuk ka ndodhur, pra për 50 centë shembull, nëse i harxhojmë, gjejnë arsye teknike, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me menaxhim të fondeve publike, për me i ndalë këto fonde, pra më shumë se 180 projekte ende rrijnë peng i disa qasjeve teknike”, ka thënë kryetari i Prishtinës.

Ai më tej ka shtuar se e njëjta gjë ka ndodhur edhe vitin e kaluar.

“Jemi në muajin korrik, dhe vitin e kaluar një pjesë e mjeteve janë bartur te në muajin nëntor. Përkundër faktit që vitin e kaluar kemi pasur edhe ngritje të çmimeve, edhe shkëputje të kontratave, kemi kërkuar qysh vitin e kaluar nga ministri i Financave të bëjë ndryshimin e ligjit për kontratat, nuk e ka bërë këtë, e ka bërë te në nëntor edhe aty me një proces shumë të komplikuar edhe tash kur me i harxhu fondet nëse ndodh në nëntor” – thotë Rama.

Ai thotë tutje se 28. 8 milionë euro projekte janë të lidhura me këto fonde që s’po i lëshon Ministria e Financave.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika