Përparim Rama është betuar zyrtarisht si kryetar i Komunës së Prishtinës për një mandat të ri.
Gjatë ceremonisë, Rama ka bërë betimin para anëtarëve të komunës, duke premtuar se do t’i kryejë detyrat dhe kompetencat e tij “me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme dhe në pajtim me ligjin”.
Ai gjithashtu ka theksuar se synon të sigurojë “kushte për një jetë të qetë për të gjithë” qytetarët e Prishtinës.
“Na priftë e mbara së bashku. Bazuar në nenin 57-të të Ligjit për Qeverisje Lokale, bëj betimin si kryetar i Komunës,” ka thënë Rama gjatë ceremonisë.