Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku dhe bashkëpunëtorë të tjerë komunal e partiak, kanë përuruar sot pasdite tunelin e rinovuar në lagjen Dardania – të njohur ndryshe si tuneli i Kurrizit.

Me këtë rast, Rama e cilësoi investimin si një transformim thelbësor të një prej zonave më ikonike të kryeqytetit, duke shtuar se punimet kanë përfshirë edhe sistemin e ventilimit, për të garantuar funksionalitet dhe siguri më të lartë për qytetarët.