Përparim Rama kërkon ndryshimin e ligjit për qentë endacakë

Ndonëse investime të shumta janë bërë nga ana e Komunës së Prishtinës, çështja e qenve endacakë vazhdon të jetë evidente. Për këtë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se duhen bërë ndryshime në ligjin e qenve endacakë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ligji për qentë endacakë duhet të ndryshojë.

Për të parën herë në Radio Dukagjini, në emisionin “Zhurmë” me Drilona Shala dhe Xheneta Asllani, Rama e ka cilësuar çështjen e qenve endacakë sikurse një çështje problematike për të gjithë rajonin.

“Kemi investuar më shumë se 10 herë këtë vit sesa viteve paraprake, për të zgjidhur këtë problem. Por nuk mund të zgjidhet vetëm nga kryeqyteti. Kemi raste kur raportohet se janë sjellë me kamiona këlyshët dhe janë lënë në Prishtinë”, ka thënë Rama, gjersa ka theksuar se komunat e tjera duhet të veprojnë paralelisht me nivelin qendror.

Sipas Ramës, ligji për qentë endacakë duhet të ndryshojë.

“Ligji është asisoj, ligji për momentin thotë se duhet të kapen, të kastrohen, sterilizohen dhe të lihen aty ku i kemi marrë. Mirëpo, kjo kapja vlen 72 orë pas kohës kur i kemi zënë. Brenda këtyre 72 orëve mund të jenë sjellë q,enë të tjerë dhe kur e kthen atë që e ke marrë, ashtu e kërkon ligji, mund të ndodhë egërsimi i tyre”, ka thënë Rama gjersa ka  theksuar se në një formë, është ligji, ai i cili vepron kundra nesh.

Sipas Ramës, ideja është lobimi i ligjit për qentë endacakë, në mënyrë që ata të mos ekzistojnë më. Për këta të fundit, Rama ka thënë se duhet të përkujdeset ose komuna ose qytetarët.

Krahas kësaj, ai ka thënë se strehimorja për ta është duke u ndërtuar, dhe se 10 hektarë të posaçëm u janë dedikuar parkut të tyre.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Rrugët e qyteteve në Kosovë çdo ditë janë të mbushura me qen endacakë, ndërsa qytetarët ndihen të rrezikuar nga ta.

Një gjë të tillë e ka treguar për Portalin Dukagjini edhe Policia e Kosovës, e cila ka thënë se në vitin paraprak në këtë institucion janë adresuar 89 raste të sulmeve nga qentë endacakë.

Ngjashëm qëndron edhe për vitin aktual, pasi sipas Policisë së vendit, për periudhën Janar-Mars 2022 janë raportuar 42 raste të sulmeve nga qentë endacakë. Kjo vlen vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, kështu i bie që këtë vit rastet e sulmeve janë më të larta sesa në vitin paraprak.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika