Përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit
Këtë të hënë në ora 11:00 do të mbahet përpjekja e 29-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i cili ende nuk ka arritur të formohet pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin shkurt. Seanca do të vazhdojë me të njëjtat përplasje që kanë bllokuar procesin për më shumë se dy muaj. PDK, LDK, […]
Këtë të hënë në ora 11:00 do të mbahet përpjekja e 29-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i cili ende nuk ka arritur të formohet pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin shkurt.
Seanca do të vazhdojë me të njëjtat përplasje që kanë bllokuar procesin për më shumë se dy muaj.
PDK, LDK, AAK – kanë refuzuar të propozojnë një përfaqësues për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin, i cili është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përpjekja për të kaluar në votim të fshehtë për postin e kryetarit të Kuvendit është kundërshtuar nga partitë që ishin në opozitë në mandatin e kaluar, të cilat e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar ndalimin e seancave derisa të merret një vendim për këtë praktikë që e konsiderojnë jokushtetuese.
Ndërkohë, Vetëvendosje ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat mund të mbahen njëkohësisht me zgjedhjet lokale në muajin tetor.
















