Përpjekje e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Pas 16 përpjekjeve të pasuksesshme, deputetet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot(e shtune), më 17 maj, në përpjekjen e shtatëmbëdhjetë për t’u konstituuar pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:30, sipas njoftimit të kryesuesit Avni Dehari.

Në seancën e fundit, deputetët nuk arritën të formojnë komisionin për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke e thelluar bllokadën institucionale edhe më tej.

Për të zbutur tensionet, të enjten në Presidencë u mbajtën dy takime të ndara – fillimisht mes presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive politike kryesore, e më pas me përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë. Megjithatë, asnjë nga takimet nuk solli ndonjë rezultat të prekshëm.

Ndërkohë, nuk ka shenja se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje do të tërheqë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, emër që po kundërshtohet nga opozita, e cila e cilëson atë si “figurë përçarëse”.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika