Shkëlzen Dakaj, gazetar në Infokus ka thënë se vendimi i presidentit Donald Trump nuk ka të bëjë vetëm për Kosovën por për të gjitha shtetet në pako.

‘’Masa e taksës është sipas shkëmbimit tregtarë ose vlerës së shkëmbimit tregtarë që e kanë SHBA-të me të tjerët’’.

Ai ka thënë se taksa e Kosovës ndaj SHBA-së prej 10% është prej kohës së administrimit nga UNMIK-u ashtu qysh janë këto taksa me secilin shtet që Kosova nuk ka marrëveshje për tregti të lirë.

Dakaj në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se reagimi i Presidentes Vjosa Osmani ishte shumë i mirë.

‘’Ishte i mirë se ndoshta Kosova është dashtë me dhanë një përgjigje ku Kosova megjithatë e hek qatë taksë e cila ekziston prej kohës së UNMIK-ut, Ndoshta politikisht ish kanë e mirë. Reagimi i Qeverisë së Kosovës edhe njëherë po e tregojnë këtë ‘amaterizmin’ se duhen të jenë shumë të kujdesshëm e shumë të matur në raport me SHBA-të e sidomos me pushtetin e Trump-it ku po shohim shtete shumë të fuqishme si Gjermania, Franca dhe Italia po e kanë një farë kujdesi më të madh  të mënyrës së komunikimit me administratën e re të Trump-IT’’.

‘’Kjo nxjerri në pah edhe njëherë konfliktin mes Presidentes dhe Qeverisë Kurti dhe njëkohësisht ndoshta e shfrytëzuan për qërim hesapesh e ndoshta Presidentja me rikonfirmu edhe njëherë që ajo mban linjën amerikane’’, ka thënë ai.