Përplasja Gërvalla-Daçiq: “Thaçi do të dalë i pafajshëm” – “Ju keni dhënë dëshmi që ai të akuzohet”
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i tha ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Shwartz, se ishte ajo që ka mbledhur dëshmi për t’i akuzuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. “Ju keni ndihmuar të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli […]
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i tha ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla – Shwartz, se ishte ajo që ka mbledhur dëshmi për t’i akuzuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Ju keni ndihmuar të akuzohet Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për krime me dëshmitë që keni mbledhur nga familjarët e viktimave, pra juve ju kanë dalë në ndihmë viktimat e krimeve të kryera nga ana e Thaçit dhe Veselit”, tha Daçiq.
Gërvalla u kundërpërgjigj duke thënë se Thaçi e Veseli do ta dëshmojnë se ata dhe UÇK-ja, nuk kanë kryer asnjë krim.
“Është e vërtetë që Thaçi është në Hagë, por jam e sigurt që ai do të dëshmoj se UÇK-ja, ai vetë dhe të tjerët që janë të akuzuar, kanë çdo argument në anën e tyre se janë të pafajshëm për çka janë akuzuar”, tha ajo.
Ajo ka deklaruar se Daçiq është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë, derisa akuzoi se ai i përbuz viktimat e luftës në Kosovë.
Që Daçiq është kriminel, Gërvalla është shprehur se do ta thotë në tri gjuhë: shqipe, angleze e serbe.
“Do ta them në gjuhën shqipe dhe do ta them si një fjali të vetme në gjuhën serbe gjithashtu, Ivica Daçiq tani ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, është përgjegjës për krime luftë, vrasje masivë, përdhunim, dhe duhet të sillet para një tribunali për krime luftë”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka përmendur edhe postet që Daçiq e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ishin bashkëpunëtorë të “Kasapi i Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe.















