Përplasje në mes të të burgosurve në burgun e Peqinit në Shqipëri, raportohet për një të vdekur
Në burgun e Peqinit në Shqipëri, këtë të premte ka ndodhur një përplasje me armë zjarri. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes në mes të të burgosurve në burgun e Peqinit ka vdekur një i dënuar dhe ka mbetur i plagosur një tjetër. Ndërsa, Ministria e Drejtësisë ende nuk […]
Në burgun e Peqinit në Shqipëri, këtë të premte ka ndodhur një përplasje me armë zjarri.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes në mes të të burgosurve në burgun e Peqinit ka vdekur një i dënuar dhe ka mbetur i plagosur një tjetër.
Ndërsa, Ministria e Drejtësisë ende nuk ka dalë me një konfirmim se a ka viktima apo jo.
Si pasojë e situatës së krijuar, drejt burgut të Peqinit janë nisur Forcat Operacionale, si dhe është kërkuar asistenca nga Policia e Shtetit.
IEVP Peqin është një burg i sigurisë së lartë, ku mbahen të dënuarit për krime të rënda dhe burgim të përjetshëm.















