Përplasje mes veteranëve dhe qeverisë për subvencionimin e energjisë

Një përplasje e re ka ndodhur mes qeverisë dhe veteranëve, këtë herë për subvencionimin e energjisë për këta të fundit. Organizatat e dala nga lufta kanë akuzuar ekzekutivin se I ka përjashtuar nga ky beneficion pa paralajmërim, përderisa këtë e ka mohuar Ministri Murati duke thënë se thirrjet kanë qenë të hapura për aplikim

Qeveria e Kosovës

Subvencionimin për energjinë elektrike që nga shteti e kanë marr automatikisht cdo vit, veteranët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës po pretendojnë se nuk po e marrin më.
Organizatat e dala nga lufta akuzojnë qeverinë se I ka përjashtuar nga privilegji që familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe viktimat civile e gëzonin qysh prej miratimit të Ligjit që rregullon të drejtat e tyre.

Fadil Shurdhaj, kreu i Organziatës së Invalidëve të Luftës thotë se pa asnjë paralajmërim apo thirrje për aplikim janë përjashtuar.

Por pasi akuzat u bënë mediatike, të martën menjëherë ka reaguar, Ministri i Financave, Hekuran Murati duke thënë se thirrjet për aplikime kanë qenë publike, i ka cilësuar lajme të rreme deklaratat e veteranëve.

“Në grupin e parë kanë aplikuar afër 50 mijë familje, mirëpo një numër i konsiderueshëm i aplikimeve kanë gabime në shifrën e njehsorit, ose gjatë plotësimit të të dhënave tjera. Prandaj nevojitet që të ripërsërisin aplikimin me grupin e dytë, që do ta hapim së shpejti. Gjithashtu, nga të dhënat kemi kuptuar që një numër i konsiderueshëm i familjeve që kanë përfituar nga subvencionimi në të kaluarën, nuk kanë aplikuar fare. Kjo len të kuptohet që informata nuk ka arritur tek të gjithë, dhe do të synojmë që ta përmirësojme këtë përgjatë grupit të dytë”, ka thënë Murati.

Këtë vendim po e sheh të padrejtë edhe Xhevdet Qeriqi nga OVL e UCK-së, që pret që ky vendim të rikthehet si në praktikën e mëparshme.

Sipas ministrisë së Financave ky plan i subvencionimit është në vitin e pilotimit, andaj edhe mund të ketë probleme në implementim për cka vet minsitri Murati ka thësuar se i njejti do të trajtohet nëpër disa faza.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika