Përplasje midis Kurtit dhe Haxhiut për Trustin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, që të mos u bëjë presion deputetëve të partisë që udhëheq ai. Drejtuar Kurtit, deputeti i PDK-së, ka thënë se derisa […]
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, që të mos u bëjë presion deputetëve të partisë që udhëheq ai.
Drejtuar Kurtit, deputeti i PDK-së, ka thënë se derisa kryeministri vazhdon të qëndrojë në zyrë pa i dëgjuar kërkesat e qytetarëve, atëherë i njëjti do të nisë të ketë probleme me dhimbje të shpinës.
Haxhiu është shprehur i gatshëm që ta trajtojë kryeministrin Kurti sa herë që të ketë nevojë.
“E kam vetëm një kërkesë, mos u bëJ presion deputetëve të tu, lejoji të votojnë të lirë në bindjen e tyre, në vullnetin e tyre”.
“Duket kryeministër që nëse vazhdon kështu të qëndrosh në zyrë, dhe të mos i dëgjosh kërkesat e qytetarëve, do të kesh probleme të dhimbjes së shpinës, dhe do të kesh nevojë edhe për terapi, kështu që jam i gatshëm të të trajtojë sa herë që ke nevojë, por nëse ke arritur t’ua mbyllësh gojën deputetëve të tu, nuk do të arrish ta bësh te ky kuvend, sepse ky është tempulli i demokracisë”, ka thënë Haxhiu.
Kurti: Fizioterapisti me doktoraturë të propozojë tërheqjen e Trustit
E për këtë nuk la pa replikuar kryeministri Kurti.
Ai është shprehur i interesuar që të dijë se me kë është konsultuar deputeti Haxhiu që e ka marrë këtë iniciativë.
Kjo, ngase sipas Kurtit shumë profesionistë e ekspertë duhet të konsultohen para se të thuhet diçka.
“Sepse vetëm duke folur bën dëm, prandaj jam i interesuar ta dij se kë ke konsultuar për këtë sepse nuk je i fushës. Unë do të vij këtu në seancë me respektin më të madh t’ju dëgjoj atëherë kur ta merrni nismën e projektligjit për masazh por projektligjin për Trust, nuk ka kurrfarë kuptimi kjo punë. Minimuimi që dua të di, është se kush janë ekspertët që të kanë thënë se duhet të vish këtu e ta marrësh këtë nismë”, është shprehur Kurti.
“Jam i bindur që po të ishte këtu deputet Bedri Hamza nuk do ta propozonte, jam i bindur që në emër të LDK-së nuk folën as Avdullah Hoti, as Lumir Abdixhiku as Hykmete Bajrami, por ta ka lënë ty këtë punë. Fizioterapisti me doktoraturë të propozojë tërheqjen e Trustit”.















