Përplasje në mes të kryeministrit Kurti dhe opozitës

Në seancën e Kuvendit të Kosovës kur po debatohej për grevat e përgjithshme, kryeministri i është drejtuar opozitës "Nuk e keni hallin me arsimin, por me mua"

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj





Deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ekziston rreziku i luftës për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak nga Serbia, sipas deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, janë të padrejta.

Ajo ka thënë se nuk do të ketë asnjë investim në Kosovë nëse ka deklarata të tilla për luftë nga një kryeministër.

“Me deklaratat e tua asnjë investitor nuk vjen të investojë në Kosovë duke e ditur se në Kosovë do të bëhet luftë sepse e thotë kryeministri i Kosovës”, ka thënë Kadrijaj duke iu drejtuar kryeministrit Kurti.

Ndërsa kryeministri Kurti është kundërpërgjigjur duke thënë “nuk kam thënë që do të ketë luftë, kam thënë mund të ketë luftë”.

Sipas kryeministrit Kurti, shqetësuese janë 104 ushtrime të përbashkëta ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë. Andaj mbi këto fakte, Kurti nuk përjashton mundësinë që mund të ketë luftë.

“Po është papërgjegjësi absolute nga ana ime si kryeministër kur i ke 48 baza të përparme ofensive, 28 ushatarake, 20 të xhandarmërisë, të them se nuk do të ketë luftë është gabim”, ka vazhduar ai.

Sa i përket se si ka qenë Kurti kur ishte në opozitë, ai i është përgjigjur deputetes duke i thënë “se nuk kam qenë kurrë radikal për nga karakteri por për nga tema”.

Kadrijaj i është drejtuar kryeministrit Kurti në seancën e 22 shtatorit duke i thënë “Po e shoh se ke fobi dhe kush nuk mendon si ti dhe nuk vepron si ti, po do që t’i shpallësh tradhëtarë të kombit ose kundërshtarë politik”, në lidhje me atë që kryeministri Kurti deklaroi se grevat po përdoren si armë kundër tij.

Deputetja e AAK-së, i ka thënë kryeministrit se kur ka qenë në opozitë ka pasur bashkëpunim të mirë me grevistët.

“Ti kur ke qenë në opozitë ke pasur bashkëpunim të mirë me grevistët dhe i ke akuzuar pushtetarët se i kanë rroga të majme, por zbrit edhe ti në tokë, e dimë që për fjalime vërtetë je ekselencë dhe nuk ta kalon askush, por duhet të merresh me punë konkrete. Me qenë kryeministër nuk do të zinte gjumi se çfarë po i bën shkollave shqipe”.

Në anën tjetër, Kurti ka thënë se nëse nuk ka Zajednicë, nuk ka as gaz lotsjellës.

“Arsyeja se s’ka nevojë të jem radikal nuk është pse jam bërë kryeministër por se nuk është Zajednica duke u ratifikuar këtu, ky është dallimi. Nuk ka Zajednicë, s’ka gaz lotsjellës”, ka vazhduar kryeministri.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë përplasjes së tij me Kurtin, ka thënë se kryeministri po sillet sikur të ishte në opozitë.

Sipas tij, problemi është që kryeministrit “po i ndodhin gjërat aq shpejt sa që po i çohet nganjëherë asfallti dhe po i bjen fytyrës”.

“Ky po sillet edhe më tutje si të ishte në opozitë. Duhet të kesh mendim kur je në qeverisje, duhet të kesh opsione për t’i zgjidhur problemet. Për atë po ka kohë që të mbajë fjalime të gjata, dhe ky është një problem i madh që ka vendi. Se po sillet si të ishte lider i opozitës dhe jo si kryeministër”, shtoi ai.

Hoxhaj ka potencuar se vendi është në një “bllokadë të plotë”, në një “paralizë”.

Kjo deklaratë nuk u tejkalua pa replikuar edhe kreu i ekzekutivit.

Kurti ka thënë se nëse do ta donin shtetin, BSPK-ja do ta shtynte mbledhjen e kryesisë dhe ta zhvendoste atë nga data 17 në 19 gusht.

Kjo sepse sipas tij, ai në të njëjtën datë po qëndronte në Bruksel, atje ku kishin filluar negociatat e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, ai potencon se “nuk është në pyetje shteti, as arsimi, por instrumentalizimi i kursit antiqeveritar nëpërmjet grevës kundër meje”.

“Nuk ka marrëveshje me terma privat në zyrën e kryeministrit. Në Bruksel nuk ka pasur takime private, ato i përcakton BE-ja”, shtoi ai.

Kurti i është kundërpërgjigjur Hoxhajt i cili u shpreh se Kurti ka arritur marrëveshje gojore me Vuçiqin për punë të targave.

Kurti tha se nuk ka marrëveshje private në Zyrën e Kryeministrit dhe u shpreh se po e mbron zyrën.

“Zyra e Kryeministrit është institucion, nuk është private. Nuk ka marrëveshje me terma privat në Zyrën e Kryeministrit, pra unë e mbroj zyrën, e nuk ka aty “vlla” hajde të merremi vesh, nuk e pranoj atë, duhet të dalim prej asaj logjike, ndërkaq në Bruksel nuk ka pasur takime private, ato i përcakton, i organizon ndërmjetësi, Bashkimi Evropian”.

Ndërkaq, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Ferat Shala, i ka replikuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me fjalimin e tij për grevën në arsim.

“Keni krijuar të tillë personalitet që ju nuk e keni lënë asnjë vartës i cili ka guxim intelektual dhe kushtetues me marrë përgjegjësi me zgjedhë një problem”, ka thënë  Shala.

Kurti i ka marrë të gjitha kompetencat shtetërore që sipas deputetit atij i është pa mundësuar komunikimi më të tjerët.

“E saktë është se me ju e kam se ju mund ta zgjidhni problemin e arsimit, se sa për këta ministra që i ki një sallë të sportit me pas të mbushur plotë nuk munden me të zgjedhë, nuk guxojnë me thanë as po as jo pa i pyetur”.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika