Përplasje të dhunshme pranë Belfastit, policia përdor topat e ujit ndaj protestuesve

Dhuna shpërtheu të mërkurën mbrëma në periferi të Glengormleyt, rreth 10 kilometra nga qendra e Belfastit në Irlandën e Veriut, ku qindra protestues u përleshën me policinë.

Sipas raportimeve, rreth 300 persona, kryesisht burra të veshur me rroba të errëta dhe me fytyra të mbuluara, u mblodhën pranë një hoteli ku strehohen migrantë. Protestuesit tentuan të marshonin drejt hotelit Chimney Corner, ndërsa policia ndërhyri për t’i ndaluar.

Demonstruesit hodhën gurë dhe sende të tjera drejt automjeteve dhe mburojave të policisë, duke detyruar autoritetet të përdorin topat e ujit për shpërndarjen e turmës.

Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut (PSNI) njoftoi se masat u morën pasi ndaj policëve u hodhën mjete të forta dhe për të ruajtur rendin publik, raporton The Guardian.

Ndërkohë, një automjet u përfshi nga flakët pranë rrethrrotullimit Sandyknowes në Newtownabbey, rreth 13 kilometra në veriperëndim të Belfastit. Re të mëdha tymi u panë në zonë, ndërsa policia u dislokua për të përballuar trazirat.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve dhe shoferëve të shmangin zonën e Sandyknowes për shkak të incidenteve të vazhdueshme.

Ngjarjet shënojnë natën e dytë të trazirave në zonë, pas tensioneve të shkaktuara nga një sulm me thikë në Belfast.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika