Përsëri kaos në Kuvendin e Shqipërisë, reagon Rama: Opozita ka prekur fundin, e ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas seancës parlamentare ku u miratua në parim buxheti për vitin 2024. Ai ka komentuar veprimet e opozitës, duke thënë se kanë shpërndarë kaos dhe kanë hedhur politikën në një rrugë konfliktuale.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas seancës së shkurtër parlamentare ku mes kaosit u votua në parim buxheti i vitit 2024.

I pari i qeverisë ka komentuar veprimet e opozitës, për të cilat, thotë se kanë prekur fundin dhe se “i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia”.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan Rama në rrjetin social “X”.

 

Ndërsa, sot u zhvillua seanca e radhës parlamentare ku duhej të zhvillohej diskutim maratonë në lidhje me buxhetin 2024.

Deputetët e opozitës ndezën tymuese, flakadanë dhe bllokuan foltoren e Kuvendit. Megjithatë, mazhoranca votoi në parim buxhetin. Seanca zgjati vetëm 5 minuta.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika