Përsëri tensione në Kuvend, deputetët shtyhen mes vete
Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës kanë nisur sërish tensionet mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së. Kësaj radhe janë përplasur fizikisht deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe ai i PDK-së, Rashit Qalaj. Po ashtu, në një moment është parë që dikush ka hedhur shishe me ujë në drejtim të partisë në pushtet. Të […]
Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës kanë nisur sërish tensionet mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.
Kësaj radhe janë përplasur fizikisht deputeti i LVV-së, Sali Zyba dhe ai i PDK-së, Rashit Qalaj.
Po ashtu, në një moment është parë që dikush ka hedhur shishe me ujë në drejtim të partisë në pushtet.

Të gjithë deputetët po qëndrojnë në afërsi të foltores në kuvend.
Ndërsa, të pranishëm para foltores janë edhe forcat e sigurimit, të cilët kanë rrethuar kryeministrin Albin Kurti.
Kujtojmë se përleshja mes deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit kishte nisur gjatë fjalës së kryeministrit Kurti.















