Situata është tensionuar sërish në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku protestuesit janë rigrupuar pas zhvillimeve të mëhershme pranë Kuvendit.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës.
Pas përshkallëzimit të situatës, Policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës, në përpjekje për t’i shpërndarë qytetarët nga hapësira përreth sheshit.