Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, sulmet përfshijnë gjithë Lindjen e Mesme

SHBA-ja dhe Irani kanë hyrë në një fazë të re të përshkallëzimit të konfliktit, me sulme të ndërsjella që po përfshijnë gjithnjë e më shumë vende të Lindjes së Mesme.

Për të gjashtën natë radhazi, forcat amerikane kryen sulme ajrore ndaj objektivave në Iran. Sipas mediave iraniane, gjatë natës u goditën disa ura në provincën jugore Hormozgan, pranë qytetit portual Bandar Abbas, ku ndodhet një bazë detare e Gardës Revolucionare Islamike. Raportohet se nga sulmet humbën jetën të paktën tetë persona, ndërsa 20 të tjerë mbetën të plagosur, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Në të njëjtën kohë, Irani zgjeroi kundërpërgjigjen e tij ushtarake. Një sulm me raketa goditi një central të prodhimit të energjisë dhe një impiant të desalinizimit të ujit në Kuvajt, duke shkaktuar zjarr. Autoritetet kuvajtiane u bënë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike, ndërsa vendi po përballet me temperatura që arrijnë deri në 46 gradë Celsius.

Teherani deklaroi gjithashtu se ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe Siri, si pjesë e hakmarrjes ndaj ofensivës së vazhdueshme amerikane. Ndërkohë, Jordania, Katari dhe Kuvajti kanë raportuar se janë goditur nga sulme iraniane.

Një tjetër sulm me raketa dhe dronë i Iranit vrau nëntë luftëtarë të një grupi kurd iranian me bazë në Irak, sipas zyrtarëve të këtij grupi.

Zhvillime pati edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku Policia Metropolitane e Londrës njoftoi se një 39-vjeçar është akuzuar për ndihmë ndaj shërbimit sekret iranian.

Ndërkohë, tregjet ndërkombëtare të naftës pritet ta mbyllin javën me rritje të çmimeve, pasi përshkallëzimi i konfliktit ka shtuar shqetësimet për furnizimin global me energji. Armëpushimi 60-ditor i arritur muajin e kaluar mes SHBA-së dhe Iranit tashmë konsiderohet i dështuar, ndërsa përplasjet ushtarake vazhdojnë të intensifikohen.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika