Përshkallëzohet protesta e PD-së, katër të lënduar mes tyre edhe një polic 

Situata në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është përshkallëzuar pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, ku protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë.

Në përgjigje të situatës, forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Tensionet janë rritur ndjeshëm në zonën përreth Kryeministrisë, ndërsa protestuesit janë zhvendosur në disa akse të bulevardit.

Pas shpërndarjes së protestuesve nga Kryeministria ata janë drejtuar para Parlamentit, ku një kordon i Policisë së Shtetit është vendosur para godinës qeveritare dhe Xhamisë së Namazgjasë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka tentuar të kalojë kordonin e policisë së bashku me një grup protestuesish, duke hasur në rezistencën e efektivëve.

Gjatë përpjekjes për të depërtuar në zonën e rrethuar, forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë me presion.

Situata ka qenë e tensionuar për disa minuta, ndërsa protestuesit janë zmbrapsur nga ndërhyrja e policisë.

Si pasojë e tensioneve 4 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë dhe janë transportuar në Spitalin Universitar të Traumës për ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, mes të lënduarve është një efektiv policie dhe tre protestues, përfshirë deputetin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, si dhe Aulon Kalaja.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e të lënduarve paraqitet e stabilizuar./RTSH

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika