“Persona të armatosur e të maskuar lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna”

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj Policisë së Kosovës nga një grup paramilitar të organizuar nga shteti serb.

Përmes një njoftimi, Dioqeza ka dhënë detaje se si grupi paramilitar ka hyrë në Manastirin e Banjskës.

“Dioqeza shprehet shumë e shqetësuar, pasi sipas informacioneve të fundit, një grup personash të armatosur, të maskuar kanë hyrë në manastir me automjet të blinduar dhe kanë depërtuar portën e mbyllur të manastirit. Aktualisht, në manastir ka një grup besimtarësh nga Novi Sadi, me priftin, abatin Danilo dhe vëllezërit e manastirit.

Për siguri, vëllezërit e manastirit dhe besimtarët u mbyllën në konvikt, si dhe tempulli i manastirit u mbyll gjithashtu. Persona të armatosur të maskuar lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna.

Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që t’i japin fund konfliktit sa më parë”, thuhet në njoftim.

“Dioqeza e Rashko-Prizrenit dënon ashpër sulmin e fundit të ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, afër fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën. Është një incident i rëndë që mund të ketë pasoja të mëdha dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson që dy të plagosurit të shërohen sa më shpejt”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika