Disa persona të maskuar e kanë sulmuar me ngjyrë veturën e ministrit të Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky veprim i tyre ka ndodhur pasi Krasniqi doli nga objekti komunal, ku para pak çastesh, ishte takuar me kryetarin Lulzim Hetemi.

Ndryshe, gjatë ditës protestuesit në Leposaviq kanë tentuar të hyjnë brenda objektit të komunës, por ata i ka ndaluar KFOR-i.