Personat e kthyer nga Siria, cenim për sigurinë

Terrorizmi vazhdon të cenojë sigurinë e Kosovës. Kështu thonë njohësit e kësaj fushe të cilët kanë shumë kritika për efikasitetin e punës së institucioneve të sundimit të ligjit për shqiptimin e dënimeve dhe trajtimin e këtyre rasteve

Ilustrim

Megjithëse ka një ligj që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, e i cili ishte iniciativë pikërisht për shkak të numrit të madh të kosovarëve që shkuan në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, në Kosovë po konsiderohet ende si problematike kjo çështje.

Personat që janë kthyer, sipas njohësve të sigurisë, nuk janë nën llupën e institucioneve të shtetit dhe paraqesin rrezik potencial për terrorizëm në Kosovë.

“Ka pasë persona që janë arrestuar më pas edhe janë dënuar, por që të njëjtit nuk janë deradikalizuar, madje ata persona në burg kanë arritur të radikalizojnë edhe persona të tjerë të cilët kanë qenë të dënuar për vepra të tjera penale, dhe kjo ka bërë të kuptoj se institucionet e Kosovës nuk kanë qenë efikase”, ka deklaruar Bedri Elezi, njohës i sigurisë.

Ndërkohë, Kreshnik Gashi nga Kallxo.com thotë se institucionet e sundimit të ligjit nuk kanë qenë efektive në lidhje me vendimet për dënime.

“Prokuroria nuk ka qenë shumë serioze në hetimin e këtyre rasteve, dhe në argumentimin e plotë të të gjitha veprave që këta persona i kanë kryer në zonat e luftës jashtë dhe brenda Kosovës”.

Gashi shton se shumë prej personave që kanë vuajtur këtë vendim, kanë refuzuar trajnimet e shtetit në procesin e risocializimit.

“Ka pasur dënime të vonshme ndaj disa njerëzve të cilët 4 apo 5 vjet pasiqë janë liruar tash duhet me u kthy në burg me e vujt denimin, ose kemi pasur një sistem që gjykatat nuk janë përkujdes me shqiptu dënime shtesë që këta njerëz të futen në procesin e risocializmit”.

Ndërsa Avokatja, Albana Klemendi e cila ka mbrojtur disa raste të personave të akuzuar për vepra që lidhen me terrorizëm, konsideron të kundërtën.

“Mbrojtja e tyre ka qenë goxha sfiduese, edhe pse në rastet të cilat unë kam qenë si mbrojtëse të gjitha kanë shkuar mirë dhe të gjitha rastet përveç rastit të Badovcit në vitin 2015, e kanë pranuar dhe me pranimin e fajësisë dënimet nuk kanë qenë edhe të vogla, sepse në rastet e mija dënimi më i vogël ka qenë me katër vite burgim”, ka thënë Kelmendi.

Në burgjet e Kosovës, për veprën penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, janë duke vuajtur dënimin rreth 20 persona.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika